TIRANE- Demokrati Tritan Shehu me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga Transparency International për Shqipërinë. Shehu e cilësoi këtë analizë si komentin më të keq për vendin në këto 25 vite.

“Shume me negativ se sa mund te parashikohej është Raporti i fundit qe Trasnparency International paraqiti per shqiperine. Fatkeqesisht ky eshte komenti me “godites” per vendin tone ne 25 vitet. Korrupsioni, eshte kryefjala e te keqijave tona. Ky “Kancer” po vazhdon ta gryeje pa nderprerje shoqerine tone. Krimi po na kercenon cdo dite e me shume. Imoraliteti politik, po shkaterron parimet e zhvillimet normale. Elemente keto tejet shqetesuese per te sotmen e te ardhmen tone, qe dominojne ne ate raport. Kanabisi e droga, qe kane mbuluar vendin e vecse “ushqejne” krimin, e bejne situaten shume me te zymte.”, citohet në mesazhin e Shehut.

‘Transparency International” publikoi dje analizën për Shqipërinë, duke arritur në konkluzionin se institucionet e shtetit janë të dobëta përballë korrupsionit dhe se drejtësia është sistemi më i korruptuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: