UNHCR ka publikuar raportin vjetor për refugjatët, ku thotë se shqiptarët renditen pas Sirisë sa i përket numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian. Raporti “Global Tendency” mbulon zhvendosjen e njerëzve në të gjithë botën, duke u bazuar në të dhënat qeveritare.

Sipas raportit, duke nisur nga fundi i 2015, 65.3 milionë persona janë zhvendosur krahasuar me 59.5 milionë gjatë një viti më parë. Për herë të parë, shifra prej 60 milionë njerëzish që janë larguar nga vendi i tyre, është rritur edhe më tej.

Gjatë vitit 2015, 441 mijë e 900 persona aplikuan për azil.

Ndërsa në vitin 2014 aplikuan 173 mijë e 100 vetë. Gjermania është vendi me numrin më të lartë të aplikimeve për azil. Sakaq, edhe numri i azil kërkuesve nga Shqipëria është rritur. Gjatë vitit 2015, 53 800 shqiptarë kanë aplikuar për azil, 6 herë më shumë se në vitin 2014.

“Azilkërkuesit nga Shqipëria kanë shumë pak shanse për të fituar azil në Gjermani. Arsyet që japin shqiptarët në aplikimet e tyre janë shumë të dobëta”, është shprehur presidenti i zyrës federale për emigrantët dhe refugjatët, Manfred Schmidt.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: