Shtatëmbëdhjetë milionë fëmijë nën moshën një vjeç thithin ajër toksik, që rrezikon zhvillimin e trurit të tyre, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Fëmijët në Afrikën e Jugut janë të prekur më së keqi; mbi 12 milionë jetojnë në zona ku ndotja është gjashtë herë më e lartë se nivelet e sigurta, thuhet në raportin e UNICEF-it.

Sipas të njëjtit, 4 milionë fëmijë janë po ashtu në rrezik në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

UNICEF-i tha se se thithja e grimcave të ajrit të ndotur mund të dëmtojë indet e trurit dhe të pengojë zhvillimin.

“Derisa bota urbanizohet gjithnjë e më shumë, pa mbrojtje adekuate dhe pa masa për reduktimin e ndotjes, edhe më shumë fëmijë do të jenë në rrezik në vitet që do të vijnë”, tha UNICEF-i.

Agjencia bëri thirrje për përdorim më të madh të maskave të fytyrës dhe tha se fëmijët nuk duhet të udhëtojnë kur ndotja është në kulmin e saj.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb