Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur vendin e parë si shteti më i fuqishëm në botë, pavarësisht ndryshimit të presidencës. “US News” dhe “World Report” kanë publikuar renditjen vjetore për vitin 2017 të vendeve më të fuqishme në botë. Në vlerësim janë marrë 80 shtete, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh, nga historia kulturore si dhe cilësia e jetesës.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte edhe “fuqia”, e cila përcaktohet si ekonomikisht, politikisht, si dhe në bazë të aleancave ndërkombëtare dhe ushtarake.

Më shumë se 21 mijë pronarë biznesesh të mëdha si dhe qytetarë janë anketuar për të arritur në këto vlerësime.

1.SHBA

gettyimages-472971988-army

Gati 75 përqind e të anketuarve thonë se SHBA kanë humbur respekt pas zgjedhjeve, por vendi renditet ende si më i fuqishmi. Ndikimi i saj ekonomik, politik, kulturor, e buxheti i lartë i mbrojtjes e vendosin SHBA në krye të kësaj liste.

2.Rusia

2

Shpenzon 5.4 për qind të buxhetit vjetor për mbrojtjen, më shumë se SHBA që shpenzon vetëm 3.3 për qind.

3.Kina

3

Shtëpia e më shumë se 1.4 miliard njerëzve. Vendi tashmë ka ushtrinë më të madhe në botë. Ekspertët parashikojnë se në 2050 do të bëhet ekonomia më e madhe e botës.

4.Britania e Madhe

4

Një vend tejet i zhvilluar që ushtron ndikim të konsiderueshëm ekonomik, politik, shkencor dhe kulturor në botë. Deri tani duket se dalja nga BE nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh.

5.Gjermania

5

Shihet si qendra e ekonomisë Europiane. Vendi më i populluar i kontinentit. Roli i saj në skenën botërore është bërë gjithnjë e më i madh që prej bashkimit në 1990-n.

6.Franca

6

Të ardhura për frymë më shumë se 34 mijë euro. Franca është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve. Ndikimi i saj shtrihet në të gjithë botën, nëpërmjet shkencës, politikës, ekonomisë dhe kulturës.

7.Japonia

7

Një nga kombet me teknologjinë më të avancuar. Japonia krenohet si ekonomia e tretë më e madhe në botë.

8.Izraeli

8

Për një vend me një popullsi pak më shumë se 8 milionë banorë, ndikimi i Izraelit në skenën botërore është i madh. Pavarësisht konfliktit me Palestinën, kombi hebre ka një ekonomi të fortë dhe një nivel të lartë të arsimit.

9.Arabia Saudite

9

Rezervat e naftës kanë lejuar që të bëhet një nga kombet më të pasura dhe më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Ky shtet prej kohësh konsiderohet si një aleat i ngushtë i SHBA, Britanisë dhe vendeve të tjera Perëndimore.

10.Emiratet e Bashkuara Arabe

10

Një nga importuesit më të mëdhenj në botë të armëve dhe pas Arabisë Saudite ka buxhetin e dytë më të madh të mbrojtjes nga shtetet arabe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb