Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, institucioni kryesor për funksionimin e sistemit të drejtësisë, kryesisht gjyqësorit, pritet të ngrihet në fillim të muajit dhjetor, me hedhjen e shorti për anëtarët e rinj. Ligji sanksionon që është Presidenti i Republikës ai që hedh shortin brenda 5 ditëve të para të dhjetorit, të drejtë që nuk e ka ushtruar vitin e kaluar. Në ato kushte këtë të drejtë kreu i shtetit ia kaloi kryetarit të Kuvendit.

Komisioni i Pavarur për Koordimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, në raportin drejtuar Komisionit të Ligjeve, sugjeron rimarrjen e dispozitave kalimtare ligjore për zhbllokimin e ngërçit institucional.

Në raport thuhet se pas analizës së gjendjes, rekomandohet zbatimi i dispozitave kalimtare, rihapjen e procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. Short nga i cili do të dalin anëtarët që do e ushtrojnë detyrën për një vit kalendarik, sikundër thuhet në Kushtetutë. Këto dispozita, sipas raportit, kanë në themel krijimin e kushteve për ngritjen e KED-së, të cilat mund të aplikohet shumë shumë se një herë, deri në përfundim të qëllimit për të cilat janë miratuar.

Aktualisht pranë Presidentit të Republikës, me qëllim hedhjen e shortit për ngritjen e KED-së, janë dorëzuar listat e kandidatëve nga Gjykata Kushtetutese, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb