TIRANË

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në “Real Story” në News24 dhe për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama. Xhafaj tha se ka një njohje të gjatë me zotin Rama dhe se deri në momentin që ka qenë ministër i brendshëm kanë pasur marrëdhënie shumë të afërt, ndërsa tani e konsideroi të shëndetshme.

“Unë nuk jam në politikë për të zënë një qoshe rehati apo për të qenë një numër apo një karton. Jam në politikë për të shërbyer, për të mbrojtur kauza, për të çuar përpara projekte, qëllime, ide që janë në shërbim të vendit dhe natyrisht këto nuk janë beteja të lehta dhe nuk janë pa kosto. Unë besoj se bëj pjesë në rrethin e atyre politikanëve që kanë bërë jo pak beteja gjatë karrierës politike.
Kemi një histori të gjatë njohjeje me zotin Rama. Gjatë kohës që ka qenë ministër kulture, kryetar bashkie, gjatë kohës që ishte i ngritur komisionin hetimor për zotin Rama, në momentin kur shfaqi ambicien për të qenë kryetar partie. Erdhi kryetar dhe unë kam qenë në mbështetje të kandidaturës së tij. Kam bashkëpunuar shumë me të. Zoti Rama shkoi kryeministër i vendit, unë kryetar i komisionit të çështjeve ligjore, dhe i kom të posaçëm për reformën në drejtësi. Ai kryeministër unë Ministër i Brendshëm nga ajo kohë, ai kryetar unë deputet i PS në qarkun e Tiranës. Kemi pasur një marrëdhënie pune shumë të afërt me zotin Rama deri ditën që kam qenë ministër të brendshëm. U largova nga detyra e ministrit me vullnetin tim të lirë. kam bërë një deklaratë publike. Unë jam këtu tani, kemi filluar betejën për mandatin e tretë. Në këto 2 vjet marrëdhëniet tona kanë qenë marrëdhënie midis kryetarit të partisë, kryeministrit dhe një deputeti të PS.
Midis meje dhe zotit Rama ka shumë gjëra që na bashkojnë, si pjesë të PS. Ka dhe gjëra që në moment të caktuara na kanë ndarë. Me zotin Rama kam pasur debate në 2009, 2017, 2019 lidhur me listën e kandidatëve të PS, për emrat, për mënyrën se si mund të trajtoheshin. Është normale. Do ishte absurde nëse do fliste vetëm zoti Rama dhe ne të heshtnim. Nuk është në të mirë të demokracisë së brendshme në parti. Unë bëj pjesë në njerëzit që sa herë ka menduar se duhet ta thotë një gjë, e kam thënë. I ka pëlqyer apo jo zotit Rama ka qenë e parëndësishme dhe kjo nuk e ka ndikuar marrëdhënien tona. Kam pas debate dhe jam bërë ministër më mbrapa. Në 2021 nuk kishte arsye për debat dhe nuk bëra, siç ju thashë nuk kam bërë kurrë debat për ambiciet e mia personale, por për gjëra parimore. Ka qenë një marrëdhënie e shëndetshme në funksion të forcimit të demokracisë së brendshme në PS. Kjo nuk e ka penguar as zotin Rama, as mua”, deklaroi Xhafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb