Presidenti Ilir Meta duke ripublikuar raportin mjeko- ligjor të gazetarit Alfred Lela, ka thënë se dhuna dhe pamjet e turpshme të ditës pas shembjes së Teatrit nuk kishin nevojë për ekspertizë.

Alfred Lela publikoi ekspertizën mjeko- ligjore ku rezulton se ka shenja dhune në trup, të cilat u shkaktuan nga policët që kishin rrethuar Teatrin Kombëtar ditën e shembjes.

Po ashtu Meta veç raportit mjeko- ligjor ka postuar dhe shenja dhune në trupin e Alfred Lelës. Më 17 maj pas shembjes së Teatrit, gjatë shoqërimit të ish- deputetes së LSI Silva Caka, gazetari Alfred Lela u ndodh rastësisht dhe ndërhyu por policët e shoqëruan dhunshëm.

Shenjat e dhunës në trup Alfred Lela ia tregoi edhe kryeministrit Rama live në emisionin ”Real Story” në News24 ku ky i fundit mohonte që të ishte ushtruar dhunë ndaj gazetarit, por Policia kishte bërë detyrën.

Tashmë nga raporti mjeko- ligjor rezulton se Lela ka pasur dëmtime në qafë e kokë teksa dëmtimet janë shkaktuar nga mjete të forta mbretëse.

 

STATUSI NGA ILIR META

Dhuna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb