Prodhimi i OPEC ra përsëri në qershor, pasi vendet anëtare të kartelit vazhduan të bashkoheshin pas marrëveshjes së arritur për të mbështetur çmimet e arit të zi.

Prodhimi i tyre ra me 1,9 milionë fuçi në ditë (mbd) gjatë një muaji për të arritur në 22,271 mbd në qershor, sipas burimeve dytësore (indirekte) të cituara nga Organizata e Vendeve eksportuese të naftës në raportin e saj mujor, publikuar sot.

Në maj, prodhimi shënoi rënie të ndjeshme me 6,3 milonë fuçi naftë në ditë.

Këto burime dytësore, bazuar në një grup të dhënash si trafiku i çisternave, statistikat e rafinimit ose informacioni konfidencial, janë ato që përdoren për të vlerësuar prodhimin e arit të zi.

Arabia Saudite, udhëheqësi i organizatës, përsëri siguroi gati më shumë se gjysmën e kësaj përpjekje, me nxjerrjet e saj të arit të zi që pësuan rënie prej 923 000 fuçi naftë në ditë gjatë një muaji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: