TIRANË

“BalkanWeb” zbardh draftin paraprak të plotë të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe përplasje mazhorancë- Presidencë.
Në raport duket se Komisioni i Venecias i jep një të drejtë Presidentit lidhur me përzgjedhjen nga ana e tij të dy anëtarëve për Kushtetuese duke theksuar se ‘’arsyetimi i bërë nga Presidenti nuk ishte i paarsyeshëm.

Hije dyshimi hedh raporti nga ana tjetër lidhur me mënyrën e dërgimit të listave nga KED duke e konsideruar si të ‘’diskutueshme’’. Dy shkelje janë konstatuar për KED, ajo e përjashtimit nga pjesëmarrja në mbledhjet e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit me anë miratimit të një rregulloreje të brendshme si dhe mos- publikimin e proces- verbaleve të mbledhjeve të KED që kërkohet me ligj.

Po ashtu në konkluzionet e saj Komisioni i Venecias i bën apel palëve që të ‘të bëjnë një çarmatim dypalësh’.
Por sa i përket shkarkimit të Presidentit, Komisioni Hetimor Parlamentar e përfshiu në proces bashkëngjitur dekretit për anulimin e datës së 30 qershorit për zgjedhjet lokale por Komisioni i Venecias konstaton se ‘’nuk ka baza për shkarkimin e Presidentit.

Vitin e kaluar KED dërgoi dy lista njëherësh tek Presidenti dhe tek Kuvendi për përzgjedhjen e dy anëtarëve nga secila.
Presidenti zgjodhi Besnik Muçin, dhe Komisioni i Venecias vetëm këtë përzgjedhje e quan kushtetuese, edhe pse gjyqtari më vonë u shkarkua nga Vettingu.
Të gjitha përzgjedhjet e tjera sipas Komisionit të Venecias janë ‘anti- kushteuese’. Në fakt Presidenti nuk zgjodhi anëtarin e dytë që i kërkohej nga KED duke lënë afatin 30 ditor të mbarojë.

Kuvendi nga ana tjetër përzgjodhi njëherësh brenda një seance Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin kurse Arta Vorpsin e cila ishte e para në të dyja listat e çuara nga KED u konsiderua nga mazhoranca si e përzgjedhur automatikisht pas ‘heshtjes’ së Presidentit.
Por pas këtyre dy përzgjedhjeve Presidenti përzgjodhi Marsida Xhaferllarin duke pretenduar se po mbante radhën që i përcaktonte Kushtetuta që pas Kuvendit zgjidhte Gjykata e Lartë, por me rastin se kjo e fundit nuk funksionon për shkak se nuk plotëson numrin e nevojshëm të gjyqtarëve përzgjodhi Xhaferllarin e cila ishte më pak e vlerësuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Të dyja institucionet si Kuvendi dhe Presidenca iu drejtuan për opinion Komisionit të Venecias dhe presin një përgjigje përfundimtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb