Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin paraprak të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese. BalkanWeb publikoi lajmin për raportin paraprak ku konstatohej se mënyra e veprimit të KED ishte e dyshimtë.

Berisha thotë se Komisioni i Venecias ka konstatuar shkelje në mospublikimin e procesverbaleve nga KED. Po ashtu ish- kryeministri shton se Dvorani i mbylli derën e KED përfaqësuesit të Avokatit të Popullit.

Me një rregullore të brendshme që Berisha e quan anti- kushtetuese KED përjashtoi nga procesi i vlerësimit të kandidatëve Avokatin e Popullit që e ka detyrim ligjor të jetë vëzhgues në këto mbledhje.

 

 

STATUSI I SALI BERISHËS

Mafioz Dvorani shnderroi KED ne shpelle te Mafies!

Te dashur miq, ne nje seri reagimesh kam denoncuar publikisht kriminelin, mafiozin Ardian Dvorani, i cili per fshehjen e pasurise duhet te ishte ne qeli por ne narkoshtetin shqiptar ai drejton sot sipas ligjeve te shpellave te mafies institucionin e larte te KED.

Ky kriminel mafioz nuk njeh kushtetute, ligje as dhe parim tjeter te vendit ne drejtimin dhe funksionimin e KED perveç atyre te sojit te tij mafioz te felliqur qe i dikton bosi i tij Edvin Kristaq Mafia. Ai perpiqet te fsheh veprimtarine e tij mafioze kriminale ne KED duke mos mbajtur ose zhdukur procesverbalet e mbledhjeve te organit kushtetues KED.

Ne kundershtim flagrant me ligjin, per te mbajtur te fshehta horrlliqet e tij ne mbledhjet e KED dhe menyren se si dikton dhe mashtron dhe vendos ne keto mbledhje, ne kundershtim flagrant me kushtetuten ligjet dhe vet rregulloren e miratuar te KED, ai, po ne thyerje te ligjit i mbyll deren perfaqesuesit te avokatit te popullit dhe nuk e lejon ate te zbatoje detyrimin ligjor te vezhgimit te zbatimit transparences dhe rregullave dhe ligjeve ne diskutimet dhe vendimet e KED.

Zeri i Amerikes, i cili ka pare raportin konfidencial te Komisionit te Venecias, i cili eshte raport paraprak dhe jo perfundimtar informon se “Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të patur besimin e publikut për procesin e emërimeve. Por me miratimin e një rregulloreje të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb