TIRANË

Bashkitë përdorin administratën për aktivitetet elektorale të partive politike. Shoqata për Kulturë Demokratike ka monitoruar nga 5 janari deri në 25 maj disa bashki të vendit për të nxjerrë rezultatet në raportin ” Vëzhgimi i përdorimit të burimeve administrative në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”.

Sipas raportit, të parët që i vuajnë në kurriz zgjedhjet, janë punonjësit e bashkive të cilët me detyrim duhet të ndjekin çdo aktivitet partiak dhe elektoral.

“Janë raportuar disa raste kur punonjësit e bashkive janë detyruar të ndjekin aktivitetet partiake për qëllime elektorale. Zyrtarë publikë dhe zyrtarë të qeverisë inaugurojnë veprat publike”

Duke pohuar se 30 qershori është e pasigurt si datë zgjedhjesh për momentin, drejtuesja e shoqatës për Kulturë Demokratike Gerta Meta, parashtron disa rekomandime për kryetarët e bashkive. Atyre iu sugjerohet për hir të transparencës të bëjnë publike donacionet që marrin gjatë fushatës elektorale.

Projekti u mbështet financiarisht nga programi i granteve të vogla të komisionit për demokraci të Ambasadës amerikane në vendin tonë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb