Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa në Gadishullin Ballkanik e ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të. Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti. Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për korrupsionin.

Ndërkohë që sipas raportit, njerëzit më të lumtur në botë janë finlandezët. Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocionale, stresin, ankthin. Ajo që kemi vërejtur është qëndrueshmëria e njerëzve, megjithëse ne jemi akoma në mes të një krize të thellë”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit janë radhitur në vendin e 19, ndërsa Shqipëria është e 93-ta sa i përket lumturisë së banorëve të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb