Kostoja e rindërtimit dhe rimëkëmbjes në Ukrainë është rritur në 411 miliardë dollarë dhe mund të zgjasë mbi 10 vjet sipas një raporti të ri.

Vlera për restaurimin e vendit pas dëmeve të shkaktuara si pasojë e pushtimit rus është zbuluar në një vlerësim të përbashkët nga qeveria ukrainase, OKB-ja, Komisioni Evropian dhe Banka Botërore, i cili zbuloi se më shumë se 135 miliardë dollarë dëme janë shkaktuar në infrastrukturë dhe ndërtesa në të gjithë vendin.

Transporti, strehimi dhe energjia kanë më shumë nevojë për financim, thuhet në raport.

Në të shkruhet po ashtu se humbja e “jetëve, mjeteve të jetesës, të ardhurave dhe aseteve” ka shtyrë 7.1 milionë njerëz në varfëri dhe ka vonuar me 15 vjet progresin e zhvillimit në Ukrainë.

Kostoja e nevojave për rindërtim dhe rimëkëmbje tani mendohet të jetë 411 miliardë dollarë, më shumë se dyfishi i GDP-së së vlerësuar të Ukrainës vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: