Libi

Media e njohur britanike “Daily Mail” raporton mbi atë që ndodh në kampin e refugjatëve libianë, të cilët dëshirojnë që të arrijnë në Europë. Siç raporton media në fjalë, në këtë kamp bëhen abuzime pa fund, sidomos nga kontrabanduesit e emigrantëve, ndërsa nuk mungojnë presionet e vazhdueshme ndaj njerëzve nëpër kampe e paraburgime.

“Të burgosurit në kamp, migrantët që duan të shkojnë në Europë, po përdhunohen dhe torturohen, duke përfshirë metoda ç’njerëzore si incesti i detyruar dhe gjymtimi. Kontrabanduesit zhvillojnë përdhunime dhe tortura seksuale ndaj migrantëve, veçanërisht në Libi dhe burrat po përballen me përdhunime thuajse njëlloj si gratë”, thuhet në raporton tronditës.

Në këtë raport dramatik, thuhet më tutje se kontrabandistët torturojnë emigrantët dhe më pas bëjnë filmime me anë të Skype, ia dërgojnë familjes së viktimës, duke e detyruar atë që ta japë aq para sa dëshirojnë bandat kontrabandiste”, saktësohet në shënimt e Komisionin e Refugjatëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një punonjës i shëndetit mendor pranë kampeve tha se gratë janë ata që bien pre e torturave më tepër, ndërsa burrat ka raste vriten dhe iu gjymtohen organet gjenitale. Në raport përshkruhen të dhëna të tmerrshme, mbi incestet e detyruara, mbi përdhunimet masive dhe detyrimin për t’u zhveshur lakuriq si formë poshtërimi. “Ka raste kur gratë torturohen dhe përdhunohen derisa të vdesin”, thuhet në raport.

Një vajzë e re nigeriane 19 vjeçe tha për punonjësit social të kampit dhe mediat e huaja të pranishme se gratë ishin gjithmonë nën kërcënimin e torturës e përdhunimit, kurse shtoi se edhe burrat kanë të tilla probleme, por më pak në numër. Emigrantët duhet të japin ryshfet nëse duan të ikin, ose përndryshe nuk mund të vazhdojnë në rrugën për në Europë.

“Në udhëtimin e tyre nëpër shkretëtirë, shumë refugjatë janë rrëmbyer nga trafikantët e njerëzve dhe grupet e armatosura ose janë dërguar në burgjet zyrtare. Nëse një njeri përpiqet të ikë, të gjithë njerëzit e tjerë janë të detyruar ta përdhunojnë atë. Njerëzit ndëshkohen rregullisht, detyrohen të nënshtrohen dhe të kontrollohen”, saktësohet në raportimin e mediave ndërkombëtare.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb