Kryetarja e Komisionit të Inceneratorëve Jorida Tabaku deklaroi sot gjatë prezantimit të raportit përfundimtar të komisionit se nga analizimi i të dhënave rezulton që kompanitë koncesionare të inceneratorëve kanë përdorur tre mënyra për të qarkulluar paratë e buxhetit të shtetit duke krijuar një skemë të madhe piramidale dhe evazioni fiskal me qëllim përfitime të paligjshme.

“1. Së pari kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur buxhetin e shtetit për të tërhequr paradhënie shumicën e shumës së premtuar në formën e paradhënies dhe më tej ato kanë zhdoganuar mallra më pak se sa ajo e zotuar në kontrata.
2. Së dyti është mënyra përmes së cilës ato kanë vepruar është ajo e krijimit të transfertave të parave jashtë vendit. duke krijuar kështu mundësinë që paratë e buxhetit shqiptar të dalin jashtë territorit të vendit pa përfunduar punën.
3. Së treti është mënyra e krijimit të një miksi mes sajimit të kompanive fiktive me fatura të TVSH dhe gjithashtu transferimi i parave në kompaninë ITS, e cila është përdorur si një kompani guaskë përmes së cilës janë shpërndarë paratë në të tjera kompani.
Fillesë e kësaj ndihme ndodh me krijimin e një Komitetit Ndërministror për Manaxhimin e Mbetjeve në fund të vitit 2013 që më tej u shoqërua me një mbledhje me mungesë kuorumi ku u miratua një dokument pa asnjë vlerë që u konsiderua si Vendim i Komitetit teknik. Ky komitet u mblodh në 5 shkurt pa pasur kuorumin e nevojshëm prej më së paku 11 anëtarëve dhe më tej u firmos nga 3 nga 5 anëtarët e pranishëm.

E gjithë kjo skemë më pas shtyu serinë e veprimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërtuar një skemë korruptive”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb