Shërbimi Informativ Shtetëror ka paraqitur si shqetësim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se janë 89 xhami në të gjithë Shqipërinë jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërkohë që vetë Komuniteti Mysliman ka deklaruar se në total janë vetëm 9 xhami të shkëputura nga ky komunitet.

“Panorama” ka zbardhur pjesë të raportit sekret që iu paraqitën dje deputetëve gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura nga zëvendësdrejtori i SHISH-­it, Ylli Allushi. SHISH­ i ka quajtur si shqetësues që numri i lartë i xhamive jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman, kjo në kuadër të masave të antiterrorizmit dhe kërcënimet për sulme të mundshme nga ISIS.

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, mësohet se Shërbimi Informativ ka shprehur shqetësim dhe për buxhetin e alokuar nga qeveria për vitin 2016. Mësohet se SHISH­ i i ka quajtur të pamjaftueshme fondet e dhëna nga qeveria, duke evidentuar se rritja e vetme prej 60 milionë lekësh janë për të paguar agjentët e SHISH­-it nëpër ambasadat në botë.

Pagesat për agjentët e SHISH-­it në selitë diplomatike në buxhetet e shkuara bëheshin nga Ministria e Jashtme, por kjo e fundit i hoqi nga organika e saj, duke ia kaluar Shërbimit Informativ faturën financiare. Mësohet se Ylli Alushi në emër të SHISH­it ka kërkuar më shumë investime në infrastrukturë dhe logjistikë, duke theksuar se kanë probleme me automjetet, pjesën më të madhe të të cilave e kanë jashtë funksionit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: