PRISHTINE- Epërsia e Serbisë në eksportimin e drithërave është evidente në Kosovë. Sipas një raporti të Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA) për prodhimin e drithërave në Serbi për vitin 2015, eksportet e miellit më së shumti janë të drejtuara në Bosnjë (100,500 ton), Kosovë (92 mijë ton), Maqedoni (63 mijë tonë) etj.

Kompanitë serbe që eksportojnë grurë kanë ulur enkas çmimin për tregun e Kosovës, ku ai sillet rreth 0.15 centë, shkruan sot Koha Ditore. Çmime të tilla, sipas prodhuesve të miellit në Kosovë, e bëjnë konkurrencën të pamëshirshme.

Sipas disa vlerësimeve mendohet se vetëm brenda një viti, nevojat e Kosovës janë rreth 430 mijë tonë miell, prej të cilave rreth 100 mijë sigurohen nga importi. Konsumi mesatar ditor i miellit për kokë banori në Kosovë është 400 gramë, që nëse llogaritet me numrin e përgjithshëm të popullsisë, i bie të jetë afër 800 tonë brenda një dite.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: