Raportohen 81 raste të reja me koronavirus në Kroaci. Në Zagreb janë shtuar edhe 25 raste të reja të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit gjersa 56 në qytete të tjera.

Deri më tani në këtë shtet regjistrohen 4,634 njerëz të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, 3394 persona janë shëruar dhe 128 njerëz kanë vdekur deri më tani në shtetin kroat.

Kroacia ka njoftuar se janë testuar gjithsej 108.222 persona, nga të cilët 1.417 në 24 orët e kaluara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: