Raportohet për shpërthime në qytetin jugor të Odesës në Ukrainë. Ky qytet është sulmuar me raketa dhe ka raportime për zjarre në disa zona, tha këshilli i qytetit përmes një postimi online.

Korrespondentja e Washington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, shkroi në Tëitter: “Shpërthime të forta në qendër të Odesës sapo ndodhën. Dritaret e dhomës sime të hotelit sapo u drodhën. Nuk dihet se çfarë ishte.”

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, iu bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore. “Ne do t’i mposhtim, do t’ia dalim. Ferr për armiqtë!” ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: