Raportuesi i Parlamentit të Bashkimit Evropian (BE) për Turqinë, Nacho Sanchez Amor, ka shprehur keqardhje për ushtarët e martirizuar turq në sulmin ajror nga forcat e regjimit sirian të Bashar al-Asadit në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Idlib.

“Shumë i pikëlluar për humbjen e ushtarëve turq dhe thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit rreth Turqisë, Idlibit dhe refugjatëve”, shkroi Amor në llogarinë e tij në Twitter.

Amor theksoi se BE është aleat “shumë i besueshëm”, duke i bërë thirrje Turqisë të heqë dorë nga ajo që ai e quajti “unilateralizëm”.

Mbrëmë vonë, një zyrtar turk bëri të ditur se nga sulmi ajror i regjimit sirian në Idlib të Sirisë u martirizuan të paktën 29 ushtarë turq.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb