BRUKSEL- Zhvillimet e fundit në vend, që pas arrestimit të deputetit Mark Frroku e në vijim, megjithëse kanë tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve të Parlamentit Europian që merren me Shqipërinë, nuk pritet të përfshihen në projektrezolutën, që pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme nga Komiteti i Jashtëm Europarlamentar.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE, shprehet për “Top Channel” se Shqipëria aktualisht nuk paraqet një tablo të këndshme.

Z. Fleckenstein, si e konsideroni situatën aktuale në Shqipëri?
Po i ndjek këto zhvillime. I lexoj agjencitë e lajmeve, por unë nuk mund të vlerësoj nga këtu dhe për këtë më duhet të flas me disa partnerë në Shqipëri, sesi e shohin ata atje. Së bashku me kolegun e PPE-së, Kukan, kemi vendosur ta diskutojmë këtë situatë me Komisionerin Hahn dhe deri atëherë nuk jam në gjendje për të thënë se kush ka ose jo të drejtë. Unë mund t’ju them vetëm se, ajo çfarë po shohim për momentin nuk është një tablo e këndshme dhe shpresoj me të vërtetë se, pas hetimeve të qarta, sa më të shpejta sigurisht, por dhe intensive, ne do të kemi një tablo më të qartë.
A do t’i përfshini edhe këto zhvillime me ndryshimet në raportin tuaj?
Jo, nuk do të përmenden, sepse është tepër vonë për këtë raport. E, për të qenë i sinqertë, për të
shkruar mbi këto duhet të kesh vërtet fakte për t’i provuar.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: