TIRANË – Një grup deputetësh të Bundestagut të Gjermanisë, të cilët raportojnë mbi zhvillimet në Shqipëri pranë parlamentit gjerman kanë ardhur sot në Tiranë dhe janë takuar me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Deputetët Thorsten Frei, Christian Petry, Manuel Sarrazin dhe Andrej Hunko, me Metën kanë ndarë bindjen e përbashkët se Shqipëria ka një peshë të veçantë dhe luan një rol konstruktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit, kryeparlamentari shqiptar shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj zhvillimit demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian.

Me deputetët e Bundestagut u diskutua dhe mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe u theksua, rëndësia e forcimit të bashkëpunimit politik në parlament, në funksion të përmbushjes së 5 prioriteteve të integrimit evropian.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb