Marcus Rashford, futbollisti i talentuar i Manchester United, duket se po mendon një aventurë të re për karrierën e tij. 20-vjeçari sipas mediave angleze nuk është i kënaqur me minutazhin që i ka dhënë Jose Mourinho dhe si rrjedhojë po mendon largimin nga klubi ku është rritur dhe formuar si futbollist.

Gjithsesi, palët janë ende në bisedime dhe dëshira e drejtuesve të klubit është që ta mbajnë me çdo kusht lojtarin.

Do të ishte një goditje e rëndë për tifozët e United, të cilët mendojnë se anglezi është pasardhësi ideal i Cristiano Ronaldo-s. Rashford ka debutuar që në vitin 2015 me United, duke regjistruar deri më tani 75 paraqitje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb