Milot Rashica po shkëlqen që nga momenti i parë që shkeli në Bundesligë. Vushtriasi është elementi më i mirë i Verder Bremenit dhe spikat në çdo përballje me fanellën jeshile.

Performancat e tij kanë rënë në sy yë gjigantëve gjermanë dhe konkretisht të Borusias së Dortmundit. Sipas Ismet Munishit, deklarata e të cilit ka gjetur jehonë dhe te “Sky Sport”, Rashica pritet të vishet verdhezi shumë shpejt.

Drejtuesit e Dortmundit shohin tek ai zëvendësuesin ideal të Jadon Sanços, që pritet të largohet nga “Vestfalenstadion” në fund të këtij ecidioni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb