Milot Rashica ka debutuar në elitën turke me fanellën e Gallatasaray. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, në transfertën e fituar 2-3 ndaj Kasimpasa.

Në Recep Tayyip Erdoğan Stadyumu (Istanbul), Rashica luajti 8 minuta, duke i zënë vendit Akgun.

Debutimi i tij duket se i dha fat skuadrës, për të marrë kështu 3 pikë në shtëpi. Golat për Gallatasaray erdhën nga Gomis dhe Akturkoglu K(X2), ndërsa ekipi pritës realizoi me Bahoken dhe Ciftpinar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: