Janë luajtur takimet e orës 15:30 në kampionatn gjerman dhe një nga sfidat më interesante për tifozët shqiptarë ka qenë përballja Paderborn-Verder, ku ishin në fushë nga minuta e parë si Klaus Gjasula ashtu dhe Milot Rashica.

Verderi ka fituar 5-1 dhe ka marrë një sukses të rëndësishëm në luftën për mbijetesë. Krejt ndryshe situata për Paderbornin, që vetëm matematika e mban ende me shpresë. Ka qenë pikërisht Rashica ai që ka çelur rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19-të ndërsa pa kaluar as 60 sekonda, Verderi shënon të dytin.

Minuta e 37-të regjistron një tjetër karton të verdhë për Gjasulën, i 17-ti në këtë sezon duke thyer rekordin e “zi” të polakut Hajto, që kishte marrë 16 kartonë të verdhë në 31 sfida. Gjasula ka në dispozicion dhe katër ndeshje të tjera për ta përkeqësuar këtë statistikë. Sa për kronikë, takimi u mbyll 5-1.

Në sfidat e tjera, Union Berlini mposhti Këlnin 2-1, Dortmundi theu Dyseldorfin 1-0, Frankfurti mposhti Hertën 4-1, të gjitha suksese në transfertë. I vetmi barazim u shënua në takimin Volfsburg-Frajburg, që u mbyll me shifrat 2-2.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb