Kosova ka arritur një fitore të vështirë në miqësoren e dytë ndaj Maltës.

Dardanët fituan 1-2 falë golave të Milot Rashicës. 24-vjeçari kaloi ne epërsi të tijët në minutën  e 19-të, por në përfundim të pjesës së parë Dimech barazoi shifrat.

Në minutën e 84-t do të ishte Rashica që do të shënonte të dytin për t’i dhënë fitoren Kosovës.

Në fakt Kosova kishte planifikuar për këtë datë të luante një miqësore me Kazakistanin, por qeveria e tyre nuk lejoi përfaqësuesen e futbollit të udhëtonte në Prishtinë pasi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në këtë rast, Kosova gjeti një zgjidhje të shpejtë duke caktuar miqësoren me Maltën në Austri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb