Emri i Giacomo Raspadorit është kthyer sërish në merkato. Nëse në dritaren e transferimeve të verës së kaluar është folur shumë për sulmuesin e Sassuolos, ndryshe ka qenë situatë këtë herë, ku shumë pak është folur për të.

Së fundmi mësohet se Napoli ka zgjuar interesin për 22 vjeçarin. Klubi napoletan ka humbur shumë prej cilësisë së saj në ofensivë dhe kërkon një profil interesant në repartin e sulmit.

GDS zbulon se blutë janë të gatshtëm të bëjnë një ofertë të rëndësishme në drejtim të klubit nga Reggio Emilia, vetëm e vetëm që të bindin Sassuolon për ta lënë të lirë. Raspadori ka shënuar 10 gola në sezonin e fundit.

Ii
Ii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb