Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë për mediat, ka thënë se do të ngrenë në institucionin që drejton, një njësi anti-korrupsion. Deri më tani sipas tij, janë bërë 7 kallëzime penale në SPAK, si dhe janë dërguar në prokurori 6 persona.

Rasti i Ishmit në Durrës sipas Manjës, është një nga kallëzimet e bëra, pasi brenda një kopshti publik është legalizuar një objekt.

“Rasti i parë ka bëjë me njësinë administrative Ishëm, Durrës. është legalizuar një vend brenda një kopshti publik, ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, është shtuar një kat, aty ku mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm . Me veprimet e tyre shpërdoruan detyrën në mënyrë flagrante.
Rasti i 2, i përket drejtorisë rurale 2. Në kartelën manuale të pasurive, prona rezulton shtet, ndërsa rezulton në emër të një qytetari i cili nuk ka bërë kërkesë. Në listën e trojeve, kjo pasuri një herë është në emër të një qytetari, një herë shtet, një herë në emër të një qytetari tjetër. Janë kryer veprime për sekuestrimin e tokës. Të gjitha këto janë kryer nga një person i vetëm. I njëjti person që ka kryer të njëjtat gjëra për të regjistruar pronat. Këto raste janë të parat për të cilat njësia antikorruopsion ka përfunduar hetimet, janë firmosur kallëzime. Për rastin e Ishëm, ka të bëjë me faktin se është në zonë bregdetar”, tha Manja.

Sakaq ai i bëri thirrje punonjësve të arkivave në Kadastra, që të mos nxjerrin të dhënat që ndodhen në to. Ai paralajmëroi që personat në këto Kadastra, i kanë hesapet e hapura me njësinë anti-korrupsion.

“Thirrja shkon për punonjësit e arkivave në këto kadastra. Mos lejoni të fusin duart në arkivat e kadastrës asnjë nga kolegët tuaj. Respektoni detyrimet ligjore që burojnë nga ligji për qarkullimin e informacionit nga njëra zyrë në tjetra. Mos lejoni që dosjet që keni, të jenë objekt i këtyre nëpunësve që tashmë e kanë hesapet e hapura me njësinë anti-korrupsion. Garancia e kësaj njësie është që do të flasim me fakte dhe gjëra konkrete. Sigurisht janë hapa të avashtë dhe të sigurt. Puna e kësaj njësie anti-korrupsion do të jetë rezultateve dhe konkrete. Kadastra është sfida jonë e radhës se nëpunësit që shërbejnë në këto institucione, duhet të kuptojnë që s’janë ata që bëjnë pronarë e të zhveshin nga pronat”, përfundoi Manja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb