KORÇA

COVID-19 ka hyrë dhe në Gjykatën e Korçës ku kanë rezultuar pozitivë një sekretare dhe dy punonjëse të tjera.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se fillimisht pozitivë në Gjykatë rezultoi pikërisht sekretarja, dhe më pas dy kontaktet e tjera, njëra prej të cilave punonjëse në arkivin e Gjykatës.

Por ndërkohë epidemiologët kanë testuar pjesën tjetër të stafit të Gjykatës për të mësuar gjendjen e tyre.

Ndërkohë edhe dy mësuesë janë infektuar me COVID-19 në Korçë teksa 4 kontakte të afërta të tyre janë vetëkarantinuar brenda në banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb