Shpëtim Duro kërkonte nga ekipi i tij përqendrim maksimal në sfidën kundër Luftëtarit duke mos i besuar as klasifikimit as problemeve të ekipit gjirokastrit. Profecia e Duros bëhet realitet pasi përballë kishin një rival që nuk lëshoi asnjë cm2 në fushë, luftoi për çdo top, krijoj raste për shënim duke marrë në fund një pikë të merituar pas barazimit 0-0. Kukësi ndalet në premierën e këtij viti, një blof i cili konfirmon dhe një herë se në këtë kampionat asgjë nuk është e sigurt.

Gavazaj
Gavazaj

Kukësi zbriti në fushë me formacionin më të mirë, krahët e verilindorëve ishin në formë por çaluan shumë në pasin final dhe në metrat e fundit, ishin të pafat në disa raste duke u ndalur nga shtylla apo nga portieri mik. Luftëtari me apo pa probleme beson ende tek mbijetesa këtë e vërtetuan përballë ekipit kryesues dhe favorit për titull, bluzinjte besuan deri në sekondat e fundit se mund të dilnin me pikë të plota nga ky takim por mungesa e eksperiencës, fati dhe episodet e kontestuara, siç ishte goli i anuluar, bënë që mos të festonin me fitore por sigurisht një pikë përballë Kukësit nuk është për tu hedhur poshtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb