Ky kampionat Europian po thyen të gjitha parashikimet duke ndodhur disa episode që kanë bërë histori. Një statistike e veçantë është dhe ajo e autogolave të shkaktuar në turne, plot 8 deri më tani ende pa u luajtur dhe 1/3-ta e kompeticionit.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Europianit, pasi në 40 vitet e kaluara që nga turneu i vitit 1976 deri në Europianin e 2016 ishin shkaktuar vetëm 9 autogola në total.

Protagonist absolut janë bërë dhe portierët, të cilët mbajnë stafetën e 3 autogola në turneun veror, si asnjëherë tjetër. Portieri i Polonisë, Finlandës dhe Sllovakisë ishin të pafat në këtë turne, të tre të eliminuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb