Aktorja turke, Ozgu Namal, po përjeton një humbje të madhe në jetën e saj.

Aktorja, e njohur ne Shqipëri në personazhin e ‘Elif’ në serialin ‘Lugina e Ujqërve, siç raportojnë mediat turke, ka humbur bashkëshortin e saj nga një sulm në zemër.

Namal dhe bashkëshorti i saj Serdal Oral ishin të martuar prej shumë vitesh dhe prindër të dy fëmijëve gjithashtu.

Vdekja e bashkëshortit të Namal duket se është një rastësi e dhimbshme, pasi ajo përjetoi të njëjtin fat si personazhi i saj ‘Elif’ në serialin ‘Lugina e Ujqërve’, ku humbi të dashurin e saj, Ali Candan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb