Duke marrë në konsid eratë rastet gjith monë në rritje të dhunës në familje, kryesisht të dhunës ndaj grave, natyr-shëm lind pyetja se cilat janë arsyet që e shkaktojnë atë, me çfarë ritmesh po rritet sot dhuna ndaj grave dhe çfarë masash ligjore e më gjerë duhet të marrim për ta parandaluar atë. Në vijim për përgjigjet e disa pyetje thelbësore mbi këtë çështje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Arsejda Gjyli, pedagoge në universitetin “Luarasi” dhe eksperte në çështjet sociale dhe politike sqaron faktin se statistikat tregojnë se rastet e dhunës në familje po rriten me 9%çdo vit.

Duke theksuar se arsyet kryesore të ushtrim-it të dhunës janë martesat të bazuara te mentaliteti patri-arkal, arsimimi i ulët, prob-lematikat ekonomike dhe mosreagimi i kategorisë së dhunuar. Mosreagimi lidhet me mosbesimin tek organet kompetente shtetërore dhe zbatimi i ligjit. Në këtë kon-tekst, Gjyli thekson rëndës-inë e ndryshimeve ligjore, duke rritur masat ligjore për rastet e caktuara të dhunës si dhe ngritjen e instancave monitoruese për ligjzba-timin si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për këto kauza.

Si paraqiten shifrat e dhunës në familje krahasuar me vitet më parë?

Sipas statistikave të pub-likuara nga INSTAT-i, ka një rritje të numrit të të prekurve nga dhuna në familje. Numri i të regjistru-arve varion nga 1.998 raste në vitin 2010 në 2.951 raste në vitin 2018. Në tri vite (2016-2018) ka pasur një rritje me 9% të rasteve të regjistruara për çdo vit. Nëse u referohemi statis-tikave të studimit të fundit nga INSTAT-i me ekspert-izën teknike UNDP-së dhe “UN Women” (për vitin 2018-2019), rezulton se 61.1% e grave që kanë përjetuar dhunë fizike, më shumë se 1 në 2 kishin përjetuar frikë, ankth, depresion, ndjenja izolimi, pagjumësi etj. Kjo tregon fare qartë se pasojat e dhunës fizike dhe psikologjike bëjnë që sot fem-rat shqiptare përpara se të mendojnë për të drejtat e tyre, duhet të gjejnë një mënyrë sesi të shpëtojnë nga kjo situatë e rënduar që prod-hon dhuna.

Cilat mendoni se janë shkaqet kryesore të ushtrimit të dhunës ndaj grave e vajzave?

Shkaqet kryesore të dhunës vijnë si pasojë his-torike e jetesës në familje patriarkale, ku morali dhe nderi janë të rrënjosura thellë në mentalitetin sho-qëror, e kjo pengon ndjeshëm daljen e gruas nga pozitat e saj inferiore në sho-qëri. Gjithashtu, një nga sh-kaqet themelore të dhunës është mungesa e kulturës së reagimit qytetar e kjo jo vetëm në rastet e dhunës, por edhe në çdo cenim tjetër të të drejtave të njeriut. Një nga shkaktarët kryesorë të mungesës së kësaj kulture është niveli i arsimimit të individëve të cilët preken, i cili është arsimi bazë 8 ose 9 vjeçar, por edhe në rastet më flagrante kur femrat nuk le-johen të ndjekin një shkollë. Sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit, aq më e predispo-zuar është një femër të bëjë kompromise me lirinë dhe jetën e saj. Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është fakti se dhuna konsiderohet pjesë e jetës në çift dhe një nga problemet e cila pritet t’i jepet zgjidhje me kohën. Shpesh ndodh që arsyet ekonomike prodhojnë dhunë, disbalancat e vlerave mes partnerëve, emancipimi shumë i ulët dhe mosrritja e barabartë e dy individëve në çift shkakton dhunë, por mbi të gjitha një sistem i tërë mentalitar dhe maskilist i ngurtë përbën shtratin krye-sor të shfaqjes së këtij fenom-eni.

Si duhet të reagojë një femër e dhunuar, pasi shpeshherë stepet për të denoncuar për shkak të mentalitetit ose shpresës së dhunuesi nuk do të ushtrojë më dhunë?
Duke iu referuar studim-it të INSTAT, vëmë re se vetëm një përqindje e vogël e personave të dhunuar de-noncojnë situatën në të cilën ndodhet. Kjo vjen si pasojë e një pasigurie dhe frike që prodhon realiteti ynë. Duke parë që në më të shumtën e rasteve autoritetet dhe insti-tucionet përkatëse kanë neg-lizhuar rastet duke çuar në përsëritjen, madje me paso-ja edhe me fatale për jetën e këtyre grave. Kjo prodhon një skepticizëm për të dek-laruar dhunën. Një rol shumë të rëndësishëm këtu duhet të ketë shoqëria dhe shoqatat në mbrojtje të të drejtave të gruas, të cilat duhet të reagojnë dhe të mbështesin të tilla kauza. Duhet theksuar se në tërë këtë rreth faktorësh, men-taliteti i varësisë ndaj emo-cioneve apo sakrificës për hir të dashurisë dhe familjes e ka mbajtur në vite femrën shqiptare peng të mar-rëdhënieve të gabuara dhe të dëmshme.

Në momentin që një femër kryen denoncimin, a është ajo e mbrojtur realisht nga dhunuesi?

Padyshim se reagimi gjithmonë është zgjedhja e duhur. Shteti dhe shoqëria apo edhe vetë familjet e per-sonave që dhunohen mund të bëjnë më shumë në këtë kontekst. Historitë kanë treguar se jo gjithmonë u është dhënë një zgjidhje sit-uatave nga organet sh-tetërore, familja ka mohuar vajzën kur ajo është ankuar se dhunohet nga bash-këshorti me pretendimin se burri ka kredenciale të të gjitha llojeve mbi gruan e tij. Pra, jo vetëm shteti, por edhe shoqëria e ka pozicionu-ar gruan shqiptare në rolin e mallit, i cili blihet e nga ajo ditë nuk ka më të drejta mbi jetën e saj.

Jo rrallëherë, pas denoncimit dhunuesi qëndron në një çati me të dhunuarën. Sa është propabiliteti që ajo femër të dhunohet sërish?

Në të gjitha rastet, kjo jo vetëm për dhunën, por edhe në rastet e divorcit duhet që partnerët të mos jetojnë në ambiente të njëjta apo pranë njëri-tjetrit. Kjo, sepse gjuha e urrejtjes bëhet më e thek-suar pas rasteve të tilla specifike. Ndaj, në të tilla sit-uata premisat janë që dhu-na të përsëritet edhe më fa-talisht. Në shumë raste sho-him se me lënien e dorës së lirë, shumë femra janë vrarë për pasojë e kësaj neg-lizhence apo këtij vendimi.

A janë të guximshme mjaftueshëm gratë e vajzat për të denoncuar rastet e dhunës?

Aty ku mungon liria, mu-ngon edhe gjithçka tjetër. Përgjigja e kësaj pyetjeje varion se me çfarë kategorie moshe, arsimimi, stili jetese dhe emancipimi, zona ru-rale/urbane, niveli i edukimit në familje etj., kemi të bëjmë. Mendoj se çdo grua e ka guximin e du-hur për të denoncuar rastet e dhunës dhe për të reaguar ndaj gjendjes në të cilën ndodhet, por shpesh kushtet ekonomike dhe sociale, frika për të ardhmen dhe mosbe-simi e bëjnë atë të stepet dhe të durojë gjendjen ku ndod-het.

Sipas statistikave, cilat janë kategoritë më të dhunuara të femrave dhe në cilat zona urbane apo rurale?

Referuar studimit të IN-STAT-it, duke marrë në kon-sideratë rezultatet e vitit 2018-2019, kategoritë më të dhunuara janë ato të grup-moshave 18-55 vjeç me 53.7%, ku ndër të tjera thek-sohet faktori i mungesës së arsimimit. Në një qasje kra-hasuese do evidentojmë se kushtet për kultivimin e dhunës janë kryesisht zonat rurale, duke qenë se ushtrimi i dhunës kryhet më le-htësisht, ndryshimet men-talitare janë më të vështira të ndodhin, niveli ekonomik është më i ulët si dhe maskilizmi nuk e lejon emancipimin e gruas. Gjith-sesi, duhet theksuar se në zonat urbane ky fenomen është gjithashtu i pranishëm me shifra goxha të larta.

A duhet të ketë ashpërsim të ligjit ndaj dhunës në familje?
Ashtu siç e theksova edhe më lart, më e rëndësishme sesa ndryshimet ligjore ësh-të aplikueshmëria e tyre. Gjithsesi, projektligji aktual i cili do të sjellë ndryshime të rëndësishme të Ligjit Nr. 9669/2006 në kuadër të masave të cilat do të ndërm-erren në varësi edhe të dhunës së ushtruar, do për-bëjë një ndryshim cilësorë legal. Shumë me rëndësi ësh-të ngritja e instancave apo organizmave monitorues të aplikimit të efekteve pra-pavepruese të ligjit si dhe ndërgjegjësimi publik për pasojat që sjell shkelja e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: