GREQI

Ishujt e Egjeut janë problemi kryesor i Greqisë në këtë valë të re të COVID-19. Zv.ministri Nikos Hardalias njoftoi se Mykonos së bashku me një sërë ishuj të rrezikuar ku rastet po rriten me shpejtësi.

Në fakt, Ios dhe Mykonos janë dy ishujt të cilët janë vetëm një hap larg masave kufizuese.

Hardaliaj shqetësimin më të madh e shprehu tek të pavaksinuarit, sipas të cilit po rrezikojnë jetën e të tjerëve dhe të tyren bashkë.

Po ashtu në skanim janë dhe gjashtë ishuj të tjerë të njohur si Zakynthos, Rodos, Paros, Santorini, Lefkadha e Tinos.

Ndërkohë Greqia ka vijuar me vaksinimin teksa 50% e popullsisë e ka kryer atë, prej të cilëve 64% janë të rritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb