FIER

Një efektiv i RENEA-s ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se 28- vjeçari kishte ardhur nga Tirana në Libofshë për të takuar prindërit ku shfaqi shenja të COVID-19.

Pas marrjes së tamponit në Fier ai rezultoi pozitiv me koronavirus ndërkohë do të testohet nëna e tij dhe kontaktet e afërta.

Ndërkohë rasti i dytë i paraqitur sot dhe nga Ministria e Shëndetësisë është një i moshuar i cili është infektuar nga kontaktet e afërta me persona që më parë kanë dalë pozitivë me koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb