Epidemiologu Erion Dasho ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 ku në një lidhje në skype nga Gjermania ka folur në lidhje me virozat të cilat u përhapën ndjeshëm në popullatë.
Ai u shpreh se nuk kemi të bëjmë me një variant të ri të koronavirusit, por me Metapneuumovirus, rezultat që ka dalë si rezultat i analizave të kryera në Gjermani.
Mjeku Dasho u shpreh se ai nisi të përhapet në Kinë, ndërsa e mira është që Metapneuumovirusi nuk është diçka e re për mjekësinë, por se është zbuluar dhjetëra vite që është zbuluar. Është e njohur mënyra se si ai vepron dhe fakti që kalon periodikisht në popullatë.
“Gjatë pandemisë kishim një anomali në qarkullimin e të gjitha viruseve. Sars Cov 2 dominoi për disa vjet të gjithë sezonin e virozave. Në pandemi thuajse nuk kishim fare raste me grip.
Qytetarët janë mësuar që virozat janë pjesë e përditshmërisë. Rastet e pakomplikuara i trajtojnë në shtëpi, kategoritë që duhet të ketë kujdes janë fëmijët dhe të moshuarit. Këshillohen edhe vaksinat. Qytetarët e dinë që kolla nuk është një simptomë alarmuese por është tregues i shërimit pasi pastrojmë rrugët e frymëmarrjet. Flasim për kolla normale jo lodhëse që nuk të lënë të flesh”, tha ai.