Gazetari i News24, Erion Skëndaj i është përgjigjur Ministrisë së Shëndetësisë që deklaroi se shumica e rasteve të sotme, pra 34 të regjistruarit me COVID-19 janë asimptomatikë.

Skëndaj thotë se kjo është një gënjeshtër e madhe për dy arsye. E para se pse qeveria shqiptare thotë se ndjek dhe teston vetëm rastet që shfaqin shenja të COVID_19 por që OBSH e ka hedhur poshtë këtë dhe shtetet më të fuqishme bëjnë testime masive.

Dhe e dyta sipas Skëndajt, ai vetë nga terreni ka parë që familjarë të të infektuarve lëvizin lirisht në popullatë madje janë ata që i sjellin të afërmve të tyre tek Spitali Infektiv veshje dhe ushqime.

Pra sipas Skëndajt familjarët e të infektuarve nuk gjurmohen dhe testohen por lejohen lirisht të lëvizin pavarësisht rrezikut që mund të mbartin edhe si të infektuar asimptomatikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb