ELBASAN

Gjykata e Elbasanit ka dalë jashtë funksionit tashmë prej COVID-19. Kanë mjaftuar 4 rastet pozitive që Gjykata të dalë sot me vendim për të pezulluar seancat gjyqësore.

Ditën e djeshme Fatmir Popja raportoi për BalkanWeb se pozitive me COVID-19 rezultuan kryesekretarja, sekretarja dhe dy punonjëse të tjera teksa tamponi iu mor dhe dy gjyqtarëve.

Në Elbasan nga COVID-19 janë prekur dhe disa institucione arsimore teksa më së shumti janë infektuar mësues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb