Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në “Çim Peka Live”, komentoi sot dëmshpërblimin që duhet të paguajë shteti shqiptar, ndaj biznesmenit Italian Francesco Becchetti.

Meta tha se mbështet propozimin e kryetarit të Opozitës, që faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga personat përgjegjës

“Unë nuk besoj të bojkoti i proceseve në demokraci, nuk jam naiv që të besoj që demokracia shkon në mënyrë perfekte ne vendin tone. Çdo ditë duhet të luftosh për demokracinë, për të drejtat dhe liritë e çdo qytetari.

Rasti Becchetti ka qenë një hakmarrje e pastër sepse ka qenë një stacion kritik ndaj Qeverise.

Unë nuk mund të them që ka një marrëveshje, por mund të them që ka nisur si një hakmarrje, si një përpjekje për të shtypur, për të mbajtur në trysni, për të mbajtur në presion një media të caktuar.

Kam krijuar bindjen tim se, çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga ana e shtetit shqiptar,  është kthyer në çështje të biznesit të pamëshirshëm, duke përfituar të dyja krahët.

Kemi vërejtur se prishjet e kontratave kanë lënë  një gjë shumë të frikshme, kjo e tregon nga mungesa e provave të mbrojtjes që ka bërë pala shqiptare atje.

Mbështes propozimin e kryetarit të Opozitës, që faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga personat përgjegjës”- tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb