Mediat kanë shkruar, se Shqipëria ka humbur gjyqin ndaj biznesmenit italian Franceco Beccheti, e duhet t’i paguaj këtij të fundit dëmshpërblim 110 milionë euro.

Kryeministri Rama, tha në emisionin “Long”, se bejtja ligjore me Bechettin nuk ka përfunduar, e ai, është një njeri i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

“E para e punës njëherë ku e keni parë ju mbrojtjen dhe sulmin. Fakti është që edhe rezultati i këtij ligji nuk duhet të ishte bërë publik sipas rregullave që ka, por meqë u bë publik, jo nga Zëri Amerikës, por pala tjetër, se dy palë e dinin.
E para është fatkeqësi e madhe që të paktën ju njerëzit e medias, e dini shumë mirë realitetin e pagave, si shpërtheu i gjithë tregu si paga si për “galactios” ju nuk duhet të bëni. Ishte një super problem për të gjithë që u konstatua nga organet kompetente, po flasim për një njeri që kërkohet nga drejtësia shqiptare.
E treta ne kemi fituar tre gjyqe, kjo nuk është një luftë e mbaruar. Unë nuk mund të flas më shumë se kaq, është çështje e një lufte që po bëhet, ka plan alternativ dhe strategji, por nuk është luftë e mbaruar. Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet, përsa më takon mua, që mbetet por nuk hahet, ka mbetur por nuk hahet” tha ai.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare hodhi poshtë lajmet në media se kundër Francesco Becchettit ka pasur presion për ndryshimin e linjës editoriale.

“Nuk i di fare unë këto si llafe. Nuk jam marrë unë me asnjë nxjerrje, nuk nxjerr unë asnjëri” përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb