Pas atakut kardiak të Christian Eriksen, kanë filluar të merren masa në rast se ndodhin episode të ngjashme. Një ngjarje që desh i mori jetën mesfushorit të Interit, por pas disa minutash gjendja e tij u stabilizua dhe ndërhyrja e mjekëve ishte ajo që risolli në jetë lojtarin.

Mjekët e kombëtares së Danimarkës treguan edhe gjendjen e lojtarit në momentin që luftonte me vdekjen. Sipas mjekëve nëse nuk do të gjendej në ato momente defribilatori, me siguri Eriksen do kishte ndërruar jetë.

Duke parë një rast të tillë që shokoi të gjithë botën, Anglia ka marrë masat e nevojshme për të shmangur ngjarje të tilla. Premier League ka njoftuar se do të dhurojë defribilatorë të jashtëm të autorizuar në më shumë se 2 mijë fusha në të gjithë Anglinë, duke parandaluar kështu një ngjarje të ngjashme me atë të Eriksen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb