TIRANË- Vdekja e një majori shqiptar, pjesë e Forcave të Armatosura gjatë tentativës për të trafikuar 1 ton drogë, ka bërë që Ministria e Mbrojtjes të kërkojë nisjen e hetimeve nga prokuroria. E në fakt, Mbrojtja i ka dërguar kërkesën për hetime Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas burimeve zyrtare, kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes i është dërguar pak ditë më parë organit të akuzës dhe ka të bëjë me përfshirjen e majorit Sokol Feka në trafikun e drogës.

Feka humbi jetën një javë më parë në Spanjë, ndërsa pilotonte një helikopter që ndiqej nga policia spanjolle pas sinjalizimeve se në të kishte drogë. Helikopteri ra gjatë manovrave për ti shpëtuar policisë, ndërsa dy persona humbën jetën, një prej tyre majori i FA-ve, Sokol Feka, baba i 3 fëmijëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb