Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se duke vijuar dhe përgjatë korrikut dhe gushtit, pritet që numri i të infektuarve të jetë i lartë, pasi vatrat e infeksionit nuk mund të zhduket menjëherë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Brataj tha se nëse mbajtja e maskës, e cila tashmë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, do të respektohej kudo si rregull, për 3-4 javë do të vihej re një ulje e rasteve me COVID-19.

“Në çdo hapje ka qenë e caktuar dhe protokolli që duhej të zbatohej. Mendohej dhe mendohet se është e vërtetë që temperaturat e larta ndikojnë për uljen e virulencës. Jemi sot, dhe nuk ka një domethënie apo matje të virulencës. E kemi thënë disa herë që korriku e gushti do të kenë shifra në rritje. Ky virus nuk pyet se sa i zoti je, apo se sa i shëndosh je. Nga sasia dhe virulenca e tij, do të shfaqet dhe sëmundja. Pjesa më e madhe e të sëmurëve shfaqin forma të lehta. Vera e këtij viti s’ka qenë shumë e shëndetshme. Në zonat bregdetare ka një numër më të ulët, pasi dhe temperaturat janë më të larta. Ne frikësohemi kur na ndodh neve personalisht, pasi ka ende persona që nuk besojnë ende. Ata mendojnë të kenë të njëjtin ide. Nuk mund të themi se ka mbaruar akoma vala e parë. Në vjeshtë do të vijë gripi, dhe se dimë se si do të jetë situata. Do të shihet se si do të jetë me këto masa. Qëllimi është që ku ka grumbullim njerëzish në orë të shumta, të frenohen. Muzika mund të mbledh më shumë njerëz. Kohët e fundit ka më shumë të infektuar të rinj,. Ajo që shpresoja që mos të ndodhte, ishte se këto ditë, ka pasur humbje jete në moshat 40-50 vjeçare, prindërit e adoleshentëve. Tek moshat e reja, dihet që sëmundshmëri nuk ka, por si transmetues je ndër më aktivët. Je më i shkujdesur dhe je një nga fashat që respekton më pak rregullat. Me uljen e numrit të rasteve, do të shihet dhe heqja e këtij akti normativ. Ka njerëz që kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin, pasi mund të jenë me virozit e stinës. Ka një fashë njerëzish të tillë që frikësohen që të bëjnë tamponin, dhe ata duhet të marrin në telefon. Nuk duhet të rrinë në banesë, nëse nuk jemi mirë. Vihet në rrezik jeta juaj dhe e të tjerëve. Dëmtimi i mushkërive nga COVID, është më shumë dëmtim i enëve të gjakut. E nxjerrin jashtë loje atë pjesë të mushkërisë.”, tha Brataj.

Ndër të tjera ai komentoi dhe rastet pozitive që u shfaqën në Kuvend, ku deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi rezultuan me COVID-19. Sipas tij këto janë raste të ardhura dhe jo të shpërndara brenda Kuvendit.

“Në kuvendin e Shqipërisë mendoj se COVID-19 është sjellë, dhe jo që është shpërndarë. Një i infektuar aty me maskë në Kuvend, mund të infektojë, por jo të gjithë sallën. Pasi distanca ka qenë e madhe, në një sallë të madhe”, pohoi Brataj.

Po ashtu, gazetarja në studio, Ola Bruko e pyeti Bratajn nëse dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kishte marrë në telefon pranë 127 për të kërkuar që t’i bëhej tamponi, ndërsa kreu i Urgjencës theksoi se nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

“Se di se vijnë shumë thirrje, rreth 2500 thirrje. Mund të ketë pasur kontakt dhe me mjekun e familjes. Këshillohet që ekipi të shkojë në banesën e personave që kanë shenja të tilla.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb