Rasti i familjes Përgega në Porto Romano shkaktoi debate mes kreut të PD, Durrës Ferdinand Xhaferraj dhe bashkisë së këtij qyteti. Ndërsa ditë më parë Xhaferraj ishte pranë saj dhe tregoi kushtet e vështira ku jetonin pas tërmetit të 26 nëntorit që ju shkatërroi shtëpitë, Bashkia e Durrësit i ka lëvruar 500.000 lekë të reja nga granti i Rindërtimit familjes Përgega, fond i cili sipas familjes është i pamjaftueshëm për rindërtimin.

Në një reagim, Bashkia hodhi poshtë akuzat e kreut të PD-së për Partinë Demokratike në Durrës, duke theksuar se Xhaferraj nuk i di as emrin kryefamiljares jo më problemet. Kaq ka mjaftuar që Xhaferraj të reagojë përsëri. Ai lëshon lumë akuzash sërish ndaj bashkisë

REAGIMI I PLOTË I KREUT TË PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRAJ

Bashkia le durrsakët pa shtepi e pa dinjitet

Bashkia pa kryetar e Durrresit, ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, te neglizhuara qe nga termeti i 26 Nentorit, shkruan novela per PD-ne. Do ju ftoja, pike se pari, te riktheni vemendjen karshi atyre qe vertete kane rendesi, perkatesisht qytetaret e Durresit.

Permendni pa turp emrin ne gjendje civile te Veres, duke vertetuar se qytetaret per ju jane vec numra e jo individe. Po te njihnit problemet e Veres, do te dinit edhe se ky eshte emri me te cilin e njeh i gjithe komuniteti. Po te dinit kush eshte Vera, do te dinit se shtepia e saj nuk ka nevoje per riparim por per rindertim te mirefillte. Po te mos e shikonit Veren thjesht si numer, do ta dinit edhe se shuma prej 500 000 lekesh dukshem nuk mjafton per ta bere ndertesen e rrenuar nje shtepi te sigurte dhe te jetueshme.

Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb