Një 33-vjeçar, gjerman, mund të jetë i pari evropian që ishte infektuar me koronavirusin dhe që e ka transmetuar atë. Lajmin e bëjnë me dije në një letër të publikuar sot në New England Journal of Medicine, mjekët gjerman. Burri ka pasur temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrjen në 24 janar, por gjendja e tij është përmirësuar dhe në 27 janar ai është kthyer në punë. Në 20 dhe 21 janar burri kishte marrë pjesë në një takim ku ishte prezent edhe një kolege nga Shanghai, që qëndroi në Gjermani nga 19 deri në 22 janar pa pasur asnjë simptomë.

Gruaja filloi të ndjehej keq në momentin që ishte kthyer në Kinë, ku është shtruar në spital dhe pas testit të tamponit ka dalë pozitive me Covid-19 në 26 janar. Në 27 janar ka njoftuar partnerët gjerman që ishte pozitive me virusin dhe në Gjermani filluan testet e para tek kolegët që kishte takuar, mes të cilëve edhe 33-vjeçari, që rezultoi pozitiv edhe pse tani pa simptoma. Në 28 janar pas testimeve të bëra rezultuan pozitiv edhe 3 nëpunës të tjerë të së njëjtës kompani, që kishin pasur kontakt me burrin.

Pas fundit të simptomave

Është për tu dalluar-shkruajnë autorët-që infeksioni është transmetuar gjatë periudhës së inkubacionit kur simptomat ishin të lehta dhe jo specifike’ dhe shtojnë: “Në këtë kontekst, fakti që virusi u gjet në sasi të konsiderueshme në pështymën e njeriut edhe në periudhën e tij të rimëkëmbjes shtron problemin e transmetueshmërisë së virusit edhe pas përfundimit të simptomave, megjithëse kjo ngarkesë virale e zbuluar me provë duhet të konfirmohet akoma përmes një kulture të virusit “.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb