Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka urdhëruar mbylljen pas identifikimit të rastit të parë me COVID.

“Një situatë e rëndë është krijuar për shkak të identifikimit të një rasti me Omicron në rrethet tonë”, kanë njoftuar autoritetet.

Ndërkohë gjatë një takimi të Partisë së Punëtorëve në prani të Kim, autoritetet vlerësuan masat kombëtarë të karantinës së vendit në një nivel të urgjencë maksimale.

Gjithashtu qytetarëve i është bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infektimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb