Konfirmohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës viktima e dytë me koronavirus, gjithmonë në shtetin e Washingtonit. Lajmin e bëjnë me dije burime të shëndetit publik amerikan, të cilat shtojnë që është regjistruar rasti i parë i infektuar në New York.

Burri që ka vdekur të shtunën ishte 70 vjeç dhe ishte i sëmurë, sipas zyrës së King, zona me më shumë banore, rreth 700.000, në Seattle. Për personin e dytë ende nuk jepen detaje. Në brigjet përballë, pikërisht në New York është konfirmuar rasti i parë pozitiv me koronavirus.

’Pacientja është një grua rreth 30-vjeç dhe e ka marrë virusin teksa ishte për një udhëtim në Iran dhe aktualisht qëndron e izoluar në shtëpinë e saj’, ka thënë dje në mbrëmje guvernatori Andrew Cuomo, që shton që pacientja nuk është në kushte të rënda shëndetësore dhe është në kontroll që kur ka mbërritur në New York.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb