SHBA

Ka shkuar në 17 numri i të vdekurve në Kinë nga koronavirusi misterioz i cili u shfaq fillimisht në një dyqan mishi dhe prodhimesh deti në Ëuhan dhe më pas u përhap, edhe përtej oqeanit.

Një person ka shfaqur simptoma të virusit në Ëashington të SHBA, rreth 30 vjeç dhe ishte kthyer pikërisht nga ëuhan. Për këtë reagoi edhe Presidenti Donald Trump nga Davosi, ku tha se kjo çështje është nën kontroll dhe se ky person u ardhur nga Kina tashmë është i izoluar. Po ashtu një i prekur është shfaqur në Meksikë dhe një në Hong Kong, kurse në Kinë numri është rritur në 4 mijë të infektuar.

Masa janë marrë në aeroportet e Londrës në Angli ku është krijuar një hapësirë e veçantë për të gjithë personat që vijnë nga Ëuhan i Kinës.

Tajvani nga ana tjetër ka paralajmëruar që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme drejt Ëuhan. Kurse Hong Kongu ka caktuar dy kamp karantine për ata që janë infektuar nga koronavirusi apo që janë të dyshimtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb