INDI – Një shpërthim u regjistrua pranë një kampusi universitar në Velore, në jug të Indisë, duke shkaktuar vdekjen e shoferit të një autobusi dhe plagosjen e tre personave të tjerë. Në fillim u dyshua se shpërthimi ishte një atentat, por në fakt, ky mund të regjistrohet si rasti i parë në histori, kur një njeri ka vdekur pasi u godit nga një meteor.

Në përfundim të hetimeve, agjentët e policisë konfirmuan ngjarjen, duke sqaruar se në gropën prej 80 centimetrash, nuk u gjet asnjë gjurmë eksplozivi. Agjentët gjetën në vendngjarje një copë të trupit qiellor, që shkaktoi vdekjen e shoferit fatkeq.

Deri më sot, rasti më i rrallë në historinë moderne konsiderohej ai i viti 2013 në Chelyabinsk, në Rusi, ku një meteor i madh shpërtheu gjatë përplasjes me atmosferën, duke shkaktuar dëmtime të rënda në qindra ndërtesa dhe duke plagosur rreth një mijë persona. Por indiani i pafat ka thyer çdo statistikë të mundshme, pasi sipas astronomëve, ke vetëm një mundësi në 700 mijë për t’u goditur nga një meteor.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: